Agron Tufa

Agron Tufa

Agron Tufa është poet, prozator, shkrimtar, eseist, përkthyes dhe studiues i letërsisë.

Tufa u lind në Dibër në vitin 1967. Ndoqi studimet për letërsi në Universitetin e Tiranës. Më vonë vazhdoi studimet në Moskë, ku u diplomua në Filozofi Arti, e me pas perfundoi ciklin e tretë të studimeve në Teori Përkthimi, me përqendrim të veçantë në krijimtarinë e poetit Joseph Brodsky.

Agron Tufa ka dhënë mesim në Fakultetin e Historisë e Filologjisë në Tiranë, lendët Letersi e huaj e shekullit të XX, Teori Përkthimi e Letërsi Ruse. Tufa është Doktor i Shkencave filologjike. Deri në fund të nëntorit 2019 ka mbajtur postin e Drejtorit Ekzekutiv të Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit; pedagog titullar i Letërsisë së Huaj të shekullit XX në Fakultetin Filologjik në Tiranë; pedagog me kohë të plotë në Kolegjin Universitar “Bedër”.

Books By Agron Tufa