Availability: In Stock

Armëpushimi

Author: Primo Levi
SKU: 120-610-413

10.00

1 in stock

Description

“Armëpushimi”, libri i kthimit, odiseja e Europës mes luftës dhe paqes, është vijimi i “A është vallë, njeri…?,” një ndër librat më të bukur të letërsisë europiane lindur nga kampet e shfarosjes. Nëse libri i parë ishte shkruar menjëherë pas kthimit, thuajse me qëllimin për t’u çliruar së brendshmi nga barra e rëndë shpirtërore, si nevojë dëshmie, duke qenë se ai ishte një ndër të paktët hebrenj që mbijetuan në kampin e përqendrimit dhe duke iu bindur nevojës së menjëhershme për “t’u treguar të tjerëve, për t’i bërë të tjerët pjesëmarrës” të asaj tragjedie, libri i dytë është shkruar me njëfarë largësie nga ngjarjet, në një klimë më të shtruar e më të qetë.

Aventura europiano-qendrore e Levit nuk mbyllet me çlirimin e Aushvicit nga ana e Ushtrisë së Kuqe, përkundrazi, si në një shtegtim fantazmagorik, Levi bashkë me një mijë e katërqind italianë të tjerë vërtiten nëpër hapësirën e paskajshme ruse për muaj me radhë, nga janari deri në fund të vitit 1945.

Nuk dihen as sot e kësaj dite arsyet e kësaj sorollatjeje të panevojshme, ndoshta edhe thjesht për shkak të neglizhencës ose rrëmujës burokratike që mbizotëronte në Bashkimin Sovjetik të asokohshëm.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, të mbijetuarit e Aushvicit përshkojnë gjithë Europën Qendrore dhe Lindore, përmes Polonisë, Rusisë së Bardhë, Ukrainës, Rumanisë, Hungarisë dhe vetë Gjermanisë. Lufta ende s’ka mbaruar ose siç thotë greku i Levit, një ndër personazhet më të spikatura të romanit, “Luftë është përherë”, Europa po shijon njëfarë “armëpushimi” para se të mbërrijë lufta tjetër, “Lufta e ftohtë” që do ta copëtonte sërish Europën.

Me vërtetësi, ironi therëse deri në sarkazëm, Levi përshkruan tipa dhe karaktere nga më të ndryshmet, tregjet klandestine të Krakovës dhe Katovicës, çmobilizimin e shthurjen e radhëve të Ushtrisë së Kuqe, tokën ruse të pafund, të pushtuar nga lavdia, mjerimi, harresa dhe forca jetësore; këneta e pyje të paprekura, trena të shkatërruar, gostitë e shfrenuara të rusëve të dehur nga fitorja; fjetoret plot ëndrra të italianëve në udhën e pasigurt të kthimit.

VLERESIME RRETH LIBRIT

Një prej librave vërtet më të nevojshëm të shekullit tonë.
– Philip Roth

“Armëpushimi” është historia e një marrëzie kolektive, e një ligësie, e një budallallëku të pabesueshëm, gjithashtu dhe e një naiviteti njerëzor, e një shpirti, mirësie, kokëfortësie dhe natyre të zakonshme të fatit kombinuar me sipërmarrjen. Ky është më shumë se një reportazh: është përjetimi i llahtarit në një prozë lirike e të ngjeshur. Në fund të fundit, mbetet një libër që ngre jetën në kult, sepse zgjeron horizontet, në vend që t’i eklipsojë: përforcon dëshirën për të jetuar mirë dhe ndershmërisht. Të frymëzon mirësi.
The Indipendent

Përballë tmerrit dhe shtypjes, Levi na jep mundësinë të shohim se njerëzimi nuk do të shkatërrohet krejtësisht apo lehtësisht.
– The Guardian

Vepra e Levit shërben për të dekonstruktuar forcat e së keqes. Triumfi i identitetit njerëzor dhe vlerave të tij mbi patologjinë e shkatërrimit të njeriut shkëlqen kudo në shkrimësinë e Levit. Për shumë arsye, veprat e tij zënë një vend të veçantë ndërmjet pasurisë së Letërsisë së Holokaustit. […] I pamposhtur si impulsi nekrotik, nevoja për të “treguar”, për të përshkruar “tmerrin monoton të baltës” është jetike për të, sepse ai flet në emër të miliona njerëzve që vdiqën.
– Toni Morrison

Additional information

Book-Author

Translator

Language

Pages

Publisher

Year Published

Dimensions

Print

Format

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Armëpushimi”

Your email address will not be published. Required fields are marked *