Description
Gjashtëmbëdhjetë vjeçarja Aza nuk kishte ndërmend të ndiqte misterin e miliarderit të arratisur Russell Pickett. Ishte mjaft e vështirë të përballej me frikën që kishte pushtuar mendimet dhe botën e saj. Megjithatë, një shpërblim prej njëqind mijë dollarësh kujtdo që do ta gjente atë, dhe Daisy, shoqja e saj më e mirë dhe më e patrembur, është e etur për ta hetuar. Kështu së bashku shkuan te djali i Pickettit, Davis, shtëpia e të cilit ishte afër dhe një botë shumë larg prej jetës së tyre.
Aza përpiqet shumë. Ajo përpiqet të jetë një vajzë e mirë, një shoqe e mirë, një studente e mirë dhe ndoshta edhe një detektive e mirë, ajo ishte e mbërthyer në një spirale mendimesh që sa vinte e ngushtohej. Libri i ri të shumëpritur, John Green, ndan në mënyrë tronditëse dhe të pamatur historinë e Azas në këtë roman për dashurinë, qëndrueshmërinë dhe miqësitë e përjetshme.
VLERESIME RRETH LIBRIT
“Një përrallë e fuqishme për adoleshentët (dhe të rriturit) në lidhje me ankthin, dashurinë dhe miqsinë.”
– Los Angeles Times
“Një roman shtrëngues dhe zbavitës.”
— New York Times
“Një ulërimë ekzistenciale adoleshente.”
—Vox
“Një lexim shumë i dobishëm … leximi më i pjekur i veprës së Green-it deri më sot dhe që meriton të gjitha akordet që me siguri do të vijnë në rrugën e vet.”
— Blistlist
Reviews
There are no reviews yet.