Availability: In Stock

Dublineska

SKU: 120-610-845

13.00

1 in stock

Categories: ,

Description

Samuel Riba do të mbushë 60 vjeç. Si një prej botuesve më të suksesshëm të Barcelonës, ai ka botuar shumë prej shkrimtarëve më të rëndësishëm të breznisë së tij. Por befas përfshihet nga një atak paniku i nxitur me gjasë edhe prej lënies së alkoolit, po aq sa edhe prej shqetësimit mbi të ardhmen e librit. Në kërkim të një shpërqendrimi të ri, i lind mendimi të kryej një udhëtim në Dublin, një qytet të cilin nuk e ka shkelur kurrë por për të cilin shumë vite më parë ka parë një ëndërr që nuk i hiqet nga kujtesa. Kësisoj, bind disa prej miqve të tij të shkojnë në Bloomsday dhe të përshkojnë rrugët në të cilat zhvillohen ngjarjet e Uliksit të James Joyce. Por ndërsa shkojnë për të kremtuar dhe mbajtur ligjëratën e tyre në funeralin e librit dhe të epokës së Gutenbergut, një figurë e mistershme shfaqet në varrezë, që i ngjason mbrojtësit të Joyce: Samuel Beckett-it. A është njëmend Beckett, apo është shkrimtari gjeni për të cilin Riba ka shpenzuar gjithë jetën duke e kërkuar? Teksa i mëshon kësaj pyetjeje, ai shenjon vdekjen dhe zbulimet qartësuese mbi jetën.

Enrique Vila-Matas (1948) ka lindur në Barcelonë dhe mbahet sot si një prej romancierëve më të rëndësishëm bashkëkohorë që ka Spanja. “Dublineska” është kryevepra e tij. Vepra e tij është e përkthyer në mbi 30 gjuhë dhe ai është kandidat i Çmimit Nobel. Ndër romanet e tjerë të tij përmendim “Bartlëbi & Co.”, “Kaseli i dalë mendsh”, “Një shaka e pamenduar” etj.

VLERËSIME

“Një shkrimtar që s’ka të dytë në peizazhin e romanit spanjoll” – Roberto Bolaño

“Vepra e Vila-Matas më ka lënë një përshtypje trandëse. Jam i magjepsur prej humorit të tij, prej diturisë së jashtëzakonshme që ka për të gjitha llojet e letërsisë, prej dhembshurisë që ka për shkritmarët dhe prej mospasjes drojë për të ngritur argumente në letërsi që t’i bëjë mandej pjesë të asaj që shkruan” – Paul Auster

“Me gjasë, figura letrare më domethënëse e letërsisë bashkëkohore” – Joanna Kavenna, New Yorker

“Tejet original; sa i qartë, po aq edhe qesharak” – The Guardian

“Enrique Vila-Matas ka qenë pioneri i një prej përgjigjeve më interesante të letërsisë bashkëkohore kundrejt shkrimtarëve të mëdhenj modernistë” – The Paris Review

“Vila-Matas është një iluzionist që ndjek gjurmët e Nabokovit, një ‘mashtrues’ brilant, ashtu si të gjithë artistët e mëdhenj” – Nelly Kaprièlian, Les Inrockuptibles

“Një banket i vërtet letrar. Një roman i shkëlqyer, më i miri dhe më ambiciozi i Enrique Vila-Matas” – Santos Sanz Villanueva

“Një roman që, ashtu si Uliksi i Joyce, është një nostalgji për të pajetuarën dhe një epope e mrekullueshme e jetës së përditshme” – Juan Antonio Masoliver Ródenas, La Vanguardi

Additional information

Book-Author

Translator

Language

Pages

Publisher

Year Published

Dimensions

Print

Format

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Dublineska”

Your email address will not be published. Required fields are marked *