Availability: In Stock

Gjenerali në labirintin e tij

SKU: 120-610-481

13.00

1 in stock

Categories: ,

Description

Pafundësisht i hijshëm, jashtëzakonisht i suksesshëm në dashuri, në luftë dhe politikë, ai kërcen ende me kaq gjallëri dhe mjeshtëri, saqë njerëzit nuk arrijnë ta besojnë se ai është vërtet i sëmurë. Ai endet pa asnjë qindarkë, ka hequr dorë nga presidenca dhe ka shpallur dëbimin e tij të pashmangshëm, një akt të cilin e zvarrit vazhdimisht, me shpresën se do të rikthehet në pushtet.

I kritikuar gjerësisht, target i atentateve, i torturuar nga pagjumësia dhe ethet e përditshme, Gjenerali është bërë cinik, i hidhët e tekanjoz, i acaruar me fuqitë që po i shterojnë, i pamundur që të përballet me vdekjen që e pret (“Si do të shpëtoj nga ky labirint!”, thërret ai).

I përndezur me kujtimet e pushtetit që zotëronte dikur dhe ëndrrën e bashkimit kontinental që nuk e arriti, ai është një shembull i gjallë se sa shumë mund të arrihet – dhe humbet – në jetë.

VLERESIME RRETH LIBRIT

“Një kryevepër e mahnitshme dhe një homazh prekës ndaj një njeriu të jashtëzakonshëm.”
– Margaret Atwood, The New York Times Book Review

“Një libër i çmuar… García Márquez paraqet mrekullisht imazhin e tij për Amerikën Latine dhe për një burrë të jashtëzakonshëm.”
– Los Angeles Times Book Review

“Një portret që të lë pa mend, bindës dhe prekës… Madhështor.”
– San Francisco Chronicle

“Çdo paragraf i librit shkëlqen me gjenialitetin e Gabriel García Márquez… Ai ka shpikur disa nga personazhet magjikë të epokës sonë. Megjithatë, Gjenerali i tij është jo vetëm magjik, por edhe i vërtetë.”
– The Wall Street Journal

“Një rrëfim aq i arrirë sa vështirë ta gjeni në raftet e librarive.”
– Chicago Tribune

“Si përherë, mjeshtëria e Gabriel García Márquez është kryekreje e shkëlqyer. Historia e Gjeneralit të tij është tragjike; rrëfimi i tij është i jashtëzakonshëm.”
– The Dallas Morning News

Additional information

Book-Author

Translator

Language

Pages

Publisher

Year Published

Dimensions

Print

Format

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Gjenerali në labirintin e tij”

Your email address will not be published. Required fields are marked *