Description
Nga autorja e librit bestseller “Nënat”, një roman i ri mahnitës për motrat binjake, të pandashme si fëmijë, që zgjodhën në fund të jetonin në dy botë tërësisht të ndryshme, njëra e bardhë e tjetra e zezë.
Motrat binjake Vinjes do të jenë përgjithmonë identike. Por, pasi u rritën bashkë në një komunitet jugor me ngjyrë dhe u arratisën prej andej në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare, nuk ndryshoi vetëm jeta e tyre si të rritura, por gjithçka: familjet, bashkësitë, identitetet racore. Shumë vite më vonë, njëra nga motrat jeton me vajzën e zezë, në të njëjtin fshat jugor prej nga ishte larguar dikur.
Tjetra, jeton mes të bardhëve duke e fshehur racën, ndërsa burri i saj i bardhë nuk di asgjë për të shkuarën. Edhe pse me kilometra larg njëra-tjetrës dhe të ndara nga shumë gënjeshtra, fatet e binjakeve mbeten të ndërlidhur.
Ç’do të ndodhë në brezin tjetër, kur rrugët e vajzave të tyre do të ndërthuren?
REVIEWS
Një histori absolute, universale, e pakohë… Për çdo epokë, roman i plotë dhe me shumë ndikim. Tani për tani, dallohet nga një këmbëngulje e qetë drejt pyetjeve të mprehta se cilët jemi dhe cilët duam të jemi…” – ENTERTAINMENT WEEKLY
Reviews
There are no reviews yet.