Description
Çarls Smithson, një burrë i ri në prag martese, që gëzon një pozitë shoqërore për t’u pasur zili, njihet krejt rastësisht me Sara Udrafin, teksa ajo vështron detin, e vetmuar. Që në faqen e parë, është tejet e qartë, që rrugët e Çarlsit dhe Sarës do të puqen, por autori e vonon takimin e tyre aq sa mjafton për ta ngarkuar atë me një magji erotike. Gjithçka mund të ndodhë… e a ka diçka më erotike se paqartësia?
Natyrisht që Çarlsi bie në dashuri, por historia ndërlikohet. Sara është një grua e shenjuar, e ndotur. Romanca e tyre do të sfidojë rregullat mbytëse të shoqërisë së asokohshme, e jo vetëm ato…
Papritur, autori i drejtohet lexuesit me një problem, të cilin na e shpjegon me shumë delikatesë në kapitullin 55, teksa ka marrë trenin për në Londër, bashkë me Çarlsin. Z. Fowles nuk di ç’të bëjë me këtë histori. Ai nuk mund ta manipulojë ngjarjen (“ta paracaktojë ndeshjen,” siç thotë ai), për t’i treguar “lexuesit atë që mendon për botën që e rrethon”, pasi kjo histori ka ndodhur para njëqind vjetësh dhe “ne e dimë çfarë ka ngjarë më pas”.
E vetmja zgjidhje pra, vendos ai, është të shkruajë dy përfundime. E kështu bën vërtet. I pari të ngroh zemrën, është fundi që do prisnim të gjithë, me një erotizëm të ngrohtë në vatrën familjare.
Pastaj vjen fundi i dytë, i cili shkatërron të gjitha hamendësimet tona mbi ndjeshmërinë e shekullit XIX dhe na lë duke vrarë mendjen se në cilin shekull ka pasur më shumë liri seksuale. Është sa tronditës, po aq edhe komik.
Ndër librat bestseller më të dashur në botë, “Gruaja e togerit frëng” është një nga romanet më interesante të letërsisë angleze bashkëkohore, në të cilin shkrihen mjeshtërisht ëndrrat joshëse dhe realiteti zhgënjyes.
VLERESIME RRETH LIBRIT
I mbushur me mistere magjepsëse që kërkojnë zgjidhje, por zgjidhjet fshihen deri në faqen e fundit. Edhe më tej. Kur e mbarova, e nisa përsëri, duke kërkuar gjurmët që nuk i kisha vënë re më parë, duke analizuar fillimin, tani që njihja fundin.
– The New York Times
Një roman-lojë i mrekullueshëm, ku gjetjet e shkëlqyera postmoderne i shtohen mprehtësisë së personazheve klasike.
– Time Magazine
Një sukses i shkëlqyer… një shkrim i zjarrtë, si dhe një shembull i patëmetë rrëfimtarie.
– Financial Times
Edhe sikur ta lexoni disa këtë libër, do të gjeni gjithmonë diçka të re dhe do të bini gjithmonë në dashuri me Çarlsin e ngratë.
– Daily Mail
Një vepër arti e shkëlqyer, e qartë, thellësisht bindëse; kur e mbarova, më lindi dëshira ta lexoja sërish.
– New Statesman
Të zgjon një dëshirë të ethshme për të lexuar.
– Irish Times
I shkëlqyer… një artist me një imagjinatë të jashtëzakonshme.
– Sunday Times
Reviews
There are no reviews yet.