Description
Megjithëse shoqërohet me ilustrime nga qindra kryevepra të të gjitha kohëve, ky libër nuk përbëjnë një histori arti. Ilustrimet, ashtu si dhe një përzgjedhje e gjerë citimesh nga Pitagora deri në kohën tonë, shërbejnë për të rikrijuar pikëpamjet e ndryshme mbi të Bukurën, të cilat janë shfaqur e janë bërë objekt debatesh që nga Greqia e lashtë e deri sot.
Ky libër ndriçon mënyrat e ndryshme se si është kuptuar Bukuria e natyrës, e luleve, e kafshëve, e yjeve, e përpjesëtimeve matematike, e dritës, e gurëve të çmuar, e veshjeve. Lexuesit, duke shfletuar faqet e këtij libri, do të thonë nëse përmes këtyre shfaqjeve të saj të ndryshme, ideja e Bukurisë ka ruajtur disa tipare të qëndrueshme. Gjithsesi, ata do të përjetojnë çaste tërheqëse për mendjen dhe ndjenjën.
Reviews
There are no reviews yet.