Description
Romani “I panjohuri” ka një subjekt të thjeshtë dhe për më tepër që perceptohet lehtë nga masa e lexuesve. Duket si një shaka, nga ato të rrugës, por menjëherë merret kthesa dhe gjithçka pajiset me energji, ecën shpejt, me dinamizëm dhe nganjëherë me egërsi. Autori nuk qëndron asnjanës dhe as indiferent. Ai merr pjesë dhe, pa dukjen e asnjërit prej personazheve, ecën përpara në vizatimin e përsosur që u bën karaktereve. Herë kemi idil, herë të tjera “vrapime” të çmendura, grindje të përsosura, lidhje dhe prishje fijesh të dyshimta. I panjohuri ynë i madh siç hyn dhe del nga faqet e romanit, duke u bërë një pasqyrë e gjallë e shoqërisë në të cilën jeton… Romani lexohet me një frymë.
Reviews
There are no reviews yet.