Description
Nje tjeter roman bestseller i Guillaume Musso, autori me i shitur ne France ne kete periudhe, vjen para lexuesve shqiptare: Një lexim i paharruar, një rebus letrar tërheqës që shfaqet djallëzor kur autori vendos aty pjesën e tij të fundit.
Në vitin 1999, pasi kishte botuar tre romane të shndërruara në kult, shkrimtari i njohur Natan Fawles njoftoi se nuk do të shkruajë më dhe tërhiqet në Bomont, një ishull i egër dhe sublim në brigjet e Mesdheut.
Vjeshtë 2018, Fawles nuk ka dhënë asnjë intervistë të vetme për njëzet vjet.
Ndërsa romanet e tij vazhdojnë të rrëmbejnë lexuesit, Matilda Monej, një gazetare e re zvicerane, mbërrin në ishull, tepër e vendosur për të zbuluar sekretin e tij.
Të njëjtën ditë, trupi i një gruaje zbulohet në një plazh dhe ishulli mbyllet nga autoritetet. Pastaj fillon një përballje e rrezikshme midis Matildës dhe Natanit, ku përplasen të vërteta të fshehura dhe gënjeshtra të pranuara, ku preken rrëshqanthi dashuria dhe frika…
Të gjithë kanë tre jetë: një jetë private, një jetë publike dhe një jetë të fshehtë…
-Gabriel García Márquez
Reviews
There are no reviews yet.