Availability: In Stock

Kafshët

Author: Miguel Torga
SKU: 120-610-437

7.00

1 in stock

Categories: ,

Description

“Kafshët” e Miguel Torga-s është një univers i skicuar në 14 tregime, ku njerëz e kafshë bashkëndajnë karakteristikat, si edhe peripecitë e jetës, duke ngritur pyetje thelbësore mbi shoqërinë dhe vetë ekzistencën. Ky klasik i letërsisë portugeze, u botua për herë të parë më 1940-n. Secili nga 14 tregimet ka një personazh: një kafshë të humanizuar apo një njeri që është thuajse kafshë dhe të gjithë jetojnë në luftë me natyrën, Zotin apo me veten.

Të ndryshëm mes veti në veçantitë e tyre, këto “bishëza”, kafshë e njerëz, janë të gjithë në të njëjtën “Barkë të Noes”, toka amë, të vëllazëruar në një luftë të njëllojtë për jetën e për lirinë. Historitë e tyre përfaqësojnë dilema shumë njerëzore.

Në këtë libër, njeriu është një kafshëz më shumë mes të tjerëve e nuk zë një vend të privilegjuar në krijim. Për Miguel Torga-n, evolucioni e largoi Njeriun nga natyra, duke e dënuar me humbje dhe udhëton me “kafshëzat” në kërkim të thelbit të tij të pazbutur, të pastërtisë së instinktit, duke vendosur në pikëpyetje Zotin, lirinë, shoqërinë dhe marrëdhënien e individit me to. “Barka e Noes” e Torga-s, në secilën histori, sjell si personazh kryesor, një kafshë në luftë me elementet e natyrës, Zotit apo Njeriut.

14 tregimet e librit janë: Neroni, një qen i vjetër gjuetie; Magoja, macja e dënuar me dashurinë e Dona Saneias; Madalena, kushtet e rezistencës së një gruaje; Morgadoja, mushka të cilit i bën padrejtësi i zoti; Bamboja, bretk që njihte shkencën e jetës; Tenorio, një gjel i torturuar nga dilemat; Jezui, i Biri i Zotit në çdo mrekulli jete; Çiçikallja, një gjinkallë në formimin e vetes; Ladino, harabeli tinëzar; Ramiro, natyrshmëria e dhunës; Zioshi (Farrusko), mëllenja gazmore; Miura, demi me madhështi morale; zoti Nikolau, njeriu-insekt mes insekteve dhe Visente, korbi në përballje me Krijuesin.

Additional information

Book-Author

Translator

Language

Pages

Publisher

Year Published

Dimensions

Print

Format

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Kafshët”

Your email address will not be published. Required fields are marked *