Description
Me mijëra prej këtyre kremlinësh u shpërndahen në Sheshin e Kuq fëmijëve fatlumë, por njëri syresh bie edhe në duart e disidentëve të cilët kënaqen me Kremlinin prej sheqeri në një prej mbledhjeve të tyre të fshehta.
E kështu, ky objekt i çmuar i sundimit bie edhe në dorën e një lypësi, të një shërbyesi civil në burgun e Ljubjankës, specialiteti i së cilit janë torturat, në dorën e një xhuxhi nga trupa e gjykatësve në Kremlin e gjer te gratë e një bordelloje. Nëpërmjet kësaj udhe që bën një Kremlin prej sheqeri, Sorokin na rrëfen një Rusi totalitare, me varfërinë dhe absurdin e një sistemi që gjithnjë i qëndron mbi krye qytetërimeve, cilatdo qofshin ato.
“Kremlini prej sheqeri” është një enigmë e formuar prej gurësh shumëngjyrësh mozaiku, të cilët, të gjithë bashkë, formojnë portretin e një shoqërie totalitare. Ndërsa Sorokini zhvendoset nga një rrëfim te një tjetër, ai e shpie lexuesin te rrugicat dhe qoshet më të errëta të jetës ruse, duke krijuar kësisoj një lloj enciklopedie metafizike të shpirtit të Rusisë.
VLERËSIME
“Autori ia ka arritur ta kthejë Kremlinin prej sheqeri në një lajtmotiv, në një meta- simbol i cili shfaqet ndryshe në secilin prej teksteve dhe në një mënyrë origjinale. Është njëkohësisht një objekt devotshmërie dhe kënaqësie “kompesuese” për njerëzit, një ngushëllim për ata që e thithin”
– Andreas Tretner, Pëkthyesi gjerman i Sorokinit
“Çdokush që dëshiron të mësojë më tepër mbi Rusinë dhe ku mund ta shpjerë regjimi i Putinit, lipset ta lexojë këtë libër. I errët dhe distopik, por që është pjesë e jetës sonë” –
Garry Kasparov, TIME
“Një satirë “pa të burgosur” nga një prej yjeve të letërsisë ruse”
– Taylor Antrim, Newsweeek
“Libri i Sorokinit është si një peshk i hijshëm dhe i guximshëm… Ai ka një imagjinatë sypatrembur, të gatshme për t’u përdorur në mënyrën më groteske dhe energjike”
– Alexander Nazaryan, The New Republic
“Sorokini kombinon shpikjen futurologjike dhe anarkizmin politik me efektin e mbrapshtë satirik…”
– Tony Wood, London Review of Books
“Me gjasë, asnjë shkrimtar tjetër postmodern nuk arrin të shpalosë ankthin e rivendonsjes së Rusisë drejt autoritarizmit, aq sa ia del ta shprehë satira e Sorokinit”
– Kirkus Reviews
“Krijimet e Sorokinit janë njëherazi jashtëzakonisht të çuditshme, po aq sa edhe tejet familjare për ne. Prej penës së tij pikon tërbimi imagjinativ…”
– Library Journal
“Nëse radhët do të organizoheshin në bazë merite, do të ishte e drejtë që Vladimir Sorokini të vendosej në krye”
– Lucy Ellman, The Guardian
“Sorokini është një prej shkrimtarëve më argëtues, të mençur dhe trazues të Rusisë”
– Elaine Blair, The Nation
“Polemikat e ndjekin shkrimtarin rus Vladimir Sorokin ashtu siç qeni ndjek një bastun”
– Ken Kalfus, The New York Times Book Review
“Vladimir Sorokin është emri më unik në letërsinë e sotme ruse… Ai përdor estetikën e realizmit magjik duke krijuar situata fantazmagorike, antibotën, dhe anasjelltas”
– D. Suvorov
Reviews
There are no reviews yet.