Availability: In Stock

Kronikë në gur

Author: İsmail Kadare
SKU: 120-610-494

11.00

1 in stock

Category:

Description

“Kronikë në gur” afirmohet menjëherë si vepër thelbësore në kuadrin e krejt krijimtarisë së Kadaresë. Është roman i hyrjes në jetë dhe në letërsi. Tregimtari është autori, që përpiqet të rishohë me sytë e fëmijës tetë vitet e para të jetës së tij. Që nga kjo fëmijëri e kanë zanafillën elementet që përbëjnë “universin Kadare”. Ai fiton sensin e tij të mprehtë të fantastikes, apo të “realizmit magjik”.

Pjerrësia marramendëse e rrugëve, prania kudo e gurit, banesat e çuditshme, të mëdha e të fortifikuara, kështjellaburg, që zotëron mbi disa lagje, pamja spektakolare mbi fushën e Drinos dhe malet, e gjithë kjo do të formojë e stërhollojë pak nga pak vështrimin e shkrimtarit të ardhshëm.

Gjirokastra të fton në magji dhe, siç shkruan Kadare, “duket sikur qyteti është ngritur për të zgjuar ide të mëdha”.

Ai e quan një fat të madh që e nisi jetën e tij në një mjedis të tillë: “Sa më shumë unë mësoja sekretet e artit të të shkruarit, aq më shumë bindesha që kisha patur fat të rritesha në këtë qytet më se të veçantë, që kisha dëgjuar shpjegimet e para për botën nga goja e këtyre plakave të vjetra e të mençura, veshur me të zeza, që mbanin kupën e kafesë në njërën dorë dhe tejqyrën në tjetrën”.

VLERESIME RRETH LIBRIT

“Kronikë në gur nuk është vetëm një kuriozitet, por një roman magjepsës, i sofistikuar dhe i realizuar në prozë poetike. Gjerësia e përshkrimit krijon rezonancë, që nga rrënjët e saj, me një nga shoqëritë më primitive të Europës.”
– John Updike, The New Yorker

“Proza e Ismail Kadaresë është krahasuar me atë të Gabriel Garcia Marquez – it. Sigurisht, që ai indukton të njëjtën ironi tek lexuesit me anë të këndvështrimit magjik të jetës së një fëmije që ëshë shumë më i madh sesa i të rriturve. Triumfi i Kronikë në gur është se nuk ka nevojë të ndahet nga kënaqësitë estetike unike të kohës, hapësirës dhe veprimit me qëllim që të arrijë tek lidhja argëtuese e realizmit dhe fantazisë.”
– Leonie Caldecott, The New York Times Book

“Kjo kronikë nuk është vetëm kronikë e një “qytetit prej guri”. Duke tejkaluar caqet e një qyteti, ajo përfshin në faqet e saj dramën e qyteteve, të vendeve, të popujve, madje edhe të kontinenteve të tëra, duke krijuar një atmosferë epike, të rëndë si gurët që përshkruan. Kjo është autopsia e një qyteti shqiptar.

Kaotik në të parë, por i nënshtruar një arkitekture të brendshme të rreptë, ky roman, krejtësisht i ri në krahasim me çdo libër tjetër mbi fëmijërinë, do të ndihmojë që të kuptohet shkrimtari dhe njeriu Ismail Kadare, si dhe një pjesë e enigmës së vendit të tij, njëherit të çuditshëm, epik dhe fantazmagorik mbi të cilin bota pyetet gjithnjë e më shumë.”
– L’Eclaire, Nantes, 13 shkurt 1973

Additional information

Book-Author

Translator

Language

Pages

Publisher

Year Published

Dimensions

Print

Format

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Kronikë në gur”

Your email address will not be published. Required fields are marked *