Availability: In Stock

Moderniteti i lëngët

Author: Zygmunt Bauman
SKU: 120-610-564

11.00

1 in stock

Category:

Description

Në këtë tekst të rëndësishëm, Zygmunt Bauman fut një koncept që e ka përcaktuar më shumë se çdo koncept tjetër vizionin e tij për shoqëritë bashkëkohore: moderniteti i lëngët.

Tranzicioni nga moderniteti “i ngurtë” në atë “të lëngët” është zhvendosja nga një botë në të cilën njerëzit përpiqen të krijojnë struktura të ngulitura e të mirërenditura, në një botë ku vetë idetë e rendit dhe stabilitetit nuk kanë më kuptim, një botë në të cilën ndryshimi është e vetmja qendrueshmëri dhe pasiguria e vetmja siguri.

Njëqind vjet më parë, “me qenë modern” nënkuptonte përpjekjen drejt përsosmërisë; sot nënkupton një modernizim kompulsiv, të përhershëm, pa kurrfarë përfundimi të dukshëm apo të dëshirueshëm.

Në “Moderniteti i lëngët”, Bauman zhvillon dallimin midis modernitetit të ngurtë dhe atij të lëngët, duke u përqendruar në pesë koncepte që kanë shërbyer për t’i dhënë kuptim jetës sonë të përbashkët: emancipimi, individualiteti, koha/hapësira, puna dhe bashkësia (komuniteti).

VLERESIME RRETH LIBRIT

“Zygmunt Bauman renditet ndër ata gjigantë të sociologjisë si: C. S. Wright Mills, Emile Durkheim, Max Webber, të cilët nuk i bën bashkë ndonjë aleancë ideologjike apo disiplinore, por një pasion i moralshëm dhe i thellë.”
– Contemporary Politcs

“Leximi i veprës së Baumanit është gëzim i vërtetë: është krijues, provokues, jopompoz dhe, më e rëndësishmja, i mbushur me ide të reja dhe sfiduese.”
– Acta Sociologica

 

 

Additional information

Book-Author

Translator

Language

Pages

Publisher

Year Published

Dimensions

Print

Format

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Moderniteti i lëngët”

Your email address will not be published. Required fields are marked *