Availability: In Stock

Ngjizja e papërlyeme

Author: Agron Tufa
SKU: 120-610-487

19.00

1 in stock

Categories: ,

Description

Romani tetralogjik i Agron Tufës “Ngjizja e papërlyeme” është një sagë rrëqethëse e shoqërisë shqiptare në fillim të viteve ’60, fill pas prishjes me BRSS-në, që nis me zhburrnimin e bashkëshortëve shqiptarë, të cilët Partia i detyroi të ndajnë gratë e tyre ruse dhe të prishnin familjet e krijuara me to. Nis kështu izolimi, lufta e klasave dhe projekti i skllavërimit të plotë të individit.

Në qendër të tetralogjisë është fati tragjik i aktores së re, Ljuba Borisovna, së cilës i pushkatojnë të shoqin inxhinier-gjeolog: ai ka shkruar një roman autobiografik “armiqësor”, dorëshkrimin e të cilit Ljuba e gatuan dhe e ha në kushtet e një tronditjeje të madhe dhe prej të cilit, paradoksalisht, mbetet shtatzënë. Shteti komunist nuk mund ta pranojë ekzistencën e rrezikshme të një mrekullie të tillë, të pashpjegueshme, në kulmin e propagandës kundër besimeve fetare. Partia ngarkon Sigurimin me rrjetin e agjentëve dhe informatorëve për të hetuar, nga njëra anë, dhe, nga ana tjetër, porosit raporte shkencore ekspertësh të gjenetikës rreth kësaj dukurie të mbinatyrshme. Hetimet vazhdojnë… një shkrimtar i ri i talentuar, Samuil Ismari, përpiqet të gjejë sekretin e mbijetesës si artist dhe të kthjellojë dilemat hamletiane, personazhe të tjera faustiane, si Nesho Dragoi, kolonel Zeno e Viktor Sallaku, hyjnë në kontratë me të keqen, qarqet krijuese diskutojnë rreth këtij misteri të shtatzënisë, ndërkaq që ligjet shpërfillëse të natyrës japin frytin e saj: lind fëmija i ngjizjes së papërlyeme, Romani, përmes të cilit, në ditët tona tashmë, shkarkohet dhe rrëfimi i këtyre historive.

Additional information

Book-Author

Translator

Language

Pages

Publisher

Year Published

Dimensions

Print

Format

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Ngjizja e papërlyeme”

Your email address will not be published. Required fields are marked *