Availability: In Stock

Obelisku i zi

SKU: 120-610-471

10.00

1 in stock

Categories: , ,

Description

Jeta në një qytet të vogël gjerman, pas Luftës së Parë Botërore, gjatë krizës së madhe kur inflacioni arriti pikën më të lartë dhe me dy kilogramë e gjysmë kartëmonedha mund të blije, e shumta, një shishe verë të lirë. Ludvig Bodmeri, veteran i Luftës së Parë Botërore, punon për një firmë varrimesh dhe shet mermerë dhe gurë varresh.

Ai është drejtues i reklamave, projektues dhe menaxher i kompanisë; me pak fjalë, është i vetmi punonjës, në fakt i papërvojë, pasi ndihet më shumë poet, anëtar i rregullt i klubit të poezisë… Ludvigu ka edhe një profesion tjetër. Të dielave ai vesh kostumin e vet më të mirë, përshkon qytetin nga njëri cep te tjetri, shëtit përgjatë një rruge mbushur me gështenja, ngjitet në një kodër të vogël dhe arrin në spitalin e të sëmurëve mendorë, ku luan në organon e kishëzës, për meshën e së dielës.

Vështrimi i tij kërkon në rreshtat e parë kokën flokerrët të Izabelës, një vajzë simpatike, paciente e spitalit, gjunjëzuar në stol, e drejtë dhe e hollë, me kokën delikate përkulur nga njëra anë, si një statujë gotike. Ludvigu e adhuron atë…

I përshkuar nga hiret dhe mrekullia e stilit të Remarkut, libri rrëfen për vitet njëzet të shekullit të kaluar, në Gjermani, vite të vështira të një kombi në prag të humnerës dhe, megjithatë, vite në të cilat, sipas autorit të Asgjë të re nga Fronti i Perëndimit, “shpresa valëvitej mbi ne si flamur dhe ne ende besonim në ato vlera të dyshimta që quhen njerëzi, drejtësi, tolerancë dhe mendonim se një luftë botërore kishte qenë një mësim i mjaftueshëm për një brez”.

Additional information

Book-Author

Translator

Language

Pages

Publisher

Year Published

Dimensions

Print

Format

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Obelisku i zi”

Your email address will not be published. Required fields are marked *