Description
Mbretëria e dytë danteske, “atje ku shpirti njerëzor pastrohet/ dhe i denjë ai bahet për me hypë në qiell”, është, nga të tria, ajo që sjell në strukturën e saj, si fizike ashtu dhe morale, risinë më të madhe të trillimit artistik: mund të thuhet, madje, që është një botë, si në pamje ashtu dhe në frymë, vetëm danteske. Qarkullon nëpër gjithë “Purgatorin” një atmosferë që nuk përcaktohet lehtë, si një magji e thellë, që e mbështjell lexuesin qysh nga fillimi dhe e shoqëron në prag të Parajsës: të kapësh frymën e ajrisë delikate që mbështjell çdo gjë, është rruga për të kuptuar “Purgatorin” dantesk në bukurinë e thellë që e dallon.
Reviews
There are no reviews yet.