Availability: In Stock

Rrëfimet

SKU: 120-610-549

16.00

1 in stock

Category:

Description

Po nis një punë që është e pashembullt, të cilën nuk do ta imitojë askush. Dua t’u tregoj njerezve të tjerë jetën e një njeriu, pa fshehur asgjë që ka të bëjë me natyrën e tij dhe ky njeri do të jem unë. Vetëm unë. E ndiej ç’më thotë zemra dhe i njoh njerëzit. Nuk i ngjaj asnjërit nga ata që kam parë; guxoj të besoj se natyra nuk më ka bërë si ndonjë nga njerezit që ekzistojnë. Në qoftë se nuk vlej më shumë, së paku jam ndryshe nga ata. Po qe se natyra ka bërë mirë apo keq, duke e thyer kallëpin në të cilin më derdhi, për këtë gjë njerëzit mund të gjykojnë vetëm pasi të kenë lexuar librin tim. Le të buçasë kur të dojë trumbeta e Gjyqit të fundit, unë do të vij të paraqitem me këtë libër në dorë përpara gjykatësit sovran e do ti them me zë të lartë: “Ja çfarë kam bërë, çfërë kam menduar dhe cili kam qenë”. Kam folur për të mirën dhe të keqen me të njëjtën çiltëri.

Nuk kam heshtur për asnjë gjë të keqe, nuk kam shtuar asgje të mire dhe nëse më ka ndodhur të përdor ndonjë zbukurim që nuk ngre shume peshë, këtë e kam bërë vetëm për të mbushur një zbrazëti të rastit, të shkaktuar nga harresa; mund ta kem quajtur të vërtetë atë që e dija se ishte e tillë, asnjëherë atë që e dija se ishte e rreme. E kam treguar veten time ashtu siç kam qenë të përbuzshëm dhe të poshtër kur kam qenë i këtille; të mirë, bujar, sublim kur kam qenë i atillë e kam shpalosur botën time të brendshme, ashtu siç e ke parë ti vetë.

 

 

 

Additional information

Book-Author

Translator

Language

Pages

Publisher

Year Published

Dimensions

Print

Format

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Rrëfimet”

Your email address will not be published. Required fields are marked *