Description
Shkrimet kritike të James Joyce-it prekin çështje nga më të ndryshmet: estetika, roli i shtypit, censura, historia e kulturës irlandeze, letërsia dhe perandoria e Anglisë. Këto shkrime përfshijnë artikuj gazetash, recensione, leksione, si dhe ese propagandistike.
Ato mbulojnë një hark kohor prej më shumë se dyzet vitesh në jetën e autorit, dhe shënojnë ndryshime me rëndësi në mendimin e tij mbi politikën, mbi marrëdhënien mes letërsisë dhe historisë, si dhe mbi shkrimtarë që ndikuan thellësisht tek ai, si: Mangan, Blake, Defoe, Ibsen, Wilde dhe Shaw.
Ky është botimi i parë në shqip i shkrimeve kritike të James Joyce-it, një prej autorëve më të rëndësishëm të shekullit XX.
Reviews
There are no reviews yet.