Availability: In Stock

Si ta kuptosh arkitekturën

Author: Bruno Zevi
SKU: 120-610-474

13.00

1 in stock

Description

Keni menduar ndonjëherë për shtëpinë tuaj, zyrën, shkollën, kinemanë, gjellëtoren, dyqanet, rrugët dhe sheshet ku shkoni shpesh? I keni parë ndonjëherë hapësirat brenda të cilave jetoni? Keni reflektuar mbi vlerën e veçantë të arkitekturës, krahasuar me atë të arteve të tjera figurative?

Çfarë ndryshimi ka mes banesës suaj dhe një tempulli apo një harku triumfi? Po mënyra se si e gjykojmë një monument të Bramantes ose të Borrominit, a bazohet në kritere të ndryshme nga ato mbi të cilat mbështetet vlerësimi i një vepre të Terragnit, le Corbusier-së ose e Wrightit?

A është arkitektura një art “abstrakt” apo ka përmbajtje të qartë? Si ta kuptosh arkitekturën u përgjigjet këtyre pyetjeve; ka për qëllim të zbulojë sekretin, thelbin hapësinor të arkitekturës, në mënyrë që edhe ju të dini t’i shikoni mjediset ku shpenzoni një pjesë të madhe të ekzistencës suaj.

Vëllimi i botuar për herë të parë nga Einaudi në vitin 1948, është përditësuar pak nga pak deri në botimin e njëzetenjëtë. I pritur nga kritika dhe nga lexuesit me një simpati të jashtëzakonshme, është konsideruar si përpjekja e parë për të nxitur një edukim arkitektonik të vlefshëm për të gjithë.

Additional information

Book-Author

Translator

Language

Pages

Publisher

Year Published

Dimensions

Print

Format

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Si ta kuptosh arkitekturën”

Your email address will not be published. Required fields are marked *