Description
Teksa qytetet e Besias dhe Karanit po shkatërrohen në një luftë vdekjeprurëse mes qytetarëve të tyre, Fiderbët dhe Verrotët, Geri Hop, i cili ka humbur të atin, jeton me dhembjen e sëmundjes së të ëmës, e destinuar të vdesë për shkak të mungesës së barnave mjekësore. I vetmi që mund ta shpëtojë është shamani plak Bandeo Gropius, që jeton në ishullin e magjepsur të Hunias, i cili është dhe molla e sherrit mes dy popujve. Fshehurazi, Geri niset drejt ishullit dhe kështu, për të, zë fill një udhëtim gjatë të cilit do të zbulojë vende, ndjenja dhe të vërteta të panjohura.
Geri Hop është një djalosh 13-vjeçar, tepër i guximshëm dhe i zellshëm, por mbi të gjitha ka shumë dëshirë të ndihmojë njerëzit që ka për zemër.
Takimi me Alinën, një vajzë të re nga fisi i Fiderbëve, do ta ndihmojë të ndryshojë këndvështrimin e tij për botën. Dy fëmijët, të destinuar për t’u njohur për shkak të urrejtjes, shpejt do të gjenden si shokë udhëtimi dhe, në fund, do të bëhen miq për kokë.
Personazhet e Monny Witcher-it janë gjithnjë të lidhura me njerëzit e familjes së tyre apo me miqtë dhe kjo shfaqet edhe te protagonisti ynë, që kuturiset në një udhëtim të gjatë e të rrezikshëm vetëm e vetëm me shpresën se do të shohë sërish buzëqeshjen në fytyrën e së ëmës dhe të bashkëqytetarëve të tij.
Rrëfimi është i mbushur me skena të papritura dhe personazhe fantastike, me një natyrë të harlisur dhe magjike.
Këshillohet për fëmijët nga 9-11 vjeç.
VLERESIME RRETH LIBRIT
Moony Witcher = alkimi; dhe pikërisht këtë gjejmë në historinë e Geri Hopit: alkimi, eliksire magjike, bimë mjekësore dhe një botë të tërë magjike që përzihet me mistikën e natyrës.
– Libri di cristallo-blog
Një roman i mrekullueshëm që na mëson, të mëdhenj e të vegjël, që të respektojmë natyrën, të mos kemi frikë nga të qenit ndryshe, dhe të kemi guxim e besim në vetvete.
– Romanticamente fantasy blog
Reviews
There are no reviews yet.