Availability: In Stock

Vrasesi i verbër

Author: Margaret Atwood
SKU: 120-610-412

14.00

1 in stock

Description

Fitues i Man Booker Prize në vitin 2000, “Vrasësi i verbër” është historia e jashtëzakonshme e motrave Çejs dhe sekreteve të tyre.

Romani fillon me vdekjen e mistershme, ndoshta vetëvrasjen, e një gruaje të re, Laura Çejs, në vitin 1945. Pas më se pesëdhjetë vjetësh, Irisi, motra që mbijetoi, kujton vdekjen misterioze të saj, fëmijërinë dhe dramat e njëpasnjëshme që kanë populluar historinë e familjes së tyre të pasur e të veçantë.

Të gërshetuara me këto kujtime, të cilat Irisi vendos t’i shkruajë, gjenden kapitujt e romanit të Laurës, “Vrasësi i verbër”, i cili u botua pas vdekjes së saj dhe, njëherësh skandalizoi botën, por e bëri edhe atë të famshme.

Në këtë roman, dy dashnorë të fshehtë zbavitin njëri-tjetrin me historinë e një vrasësi të verbër në një planet të largët. Këto rrëfime brenda rrëfimit, me shtresa të shumta, hap pas hapi, hedhin dritë mbi sekretet që i janë fanitur shpesh familjes Çejs. Në mbyllje të romanit, ato do të bëhen bashkë në një fund befasues e të shkëlqyer.

I vendosur në sfondin panoramik të historisë së shekullit XX, ky roman është një rrëfim epik i kujtimeve, intrigës dhe tradhtisë.

Përveç Man Booker Prize, ky roman ka fituar edhe çmimin Hammet, si dhe ka qenë ndër veprat e nominuara për çmimet Governor General’s Award, Orange Prize for Fiction dhe International Dublin Award.

Revista Time e ka shpallur romanin më të mirë të vitit 2000 dhe e ka përfshirë në listën e 100 romaneve më të mira të shkruara në Anglisht, që prej vitit 1923.

VLERESIME RRET LIBRIT

“Rrëmbyes… i shkruar me mjeshtri… na shfaqet një rrëfimtare virtuoze.”
– New York Times

“I shkëlqyer… i pasur… Atwood-i është poete… dhe mjeshtr e trillimit; pothuajse asnjë fjali në prozën e saj të shpejtë, të thatë e megjithatë të etur, nuk dështon së bëri një punë të dobishme, duke kompletuar kështu një tablo të gjerë.”
— John Updike, The New Yorker

“Rrëqethës… Lirik… Vepra e saj më ambicioze.”
— The Boston Globe

“Rrëfim i madhërishëm ndër të madhërishëm… Krejtësisht magjepsës.”
— The Washington Post Book World

“Atwood mund të mburret me aftësitë e saj rrëfyese; ky roman ua kalon edhe veprave të saj të mëparshme, si “Rrëfenja e shërbëtores”… ”
— The Publishers Weekly

“Atwood nuk ka shkruar kurrë me kaq afsh dhe zhdërvjelltësi… një roman kaq i larmishëm që do të ngjallë interesin e të gjithëve… Brilant!”
— Sunday Times

“Margaret Atwood është një nga romancieret më të shkëlqyera dhe të paparashikueshme të ditëve të sotme.”
— Literary Review

“Romani i parë i mrekullueshëm i mijëvjeçarit të ri.”
— Newsday

Additional information

Book-Author

Translator

Language

Pages

Publisher

Year Published

Dimensions

Print

Format

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Vrasesi i verbër”

Your email address will not be published. Required fields are marked *