Availability: In Stock

Vuajtjet e djaloshit Verter

SKU: 120-610-476

6.40

1 in stock

Categories: ,

Description

Kjo ndodh pasi ka tashmë dyqind vjet që lexuesit e Verterit kanë krijuar këtë përfytyrim për Sharlotën, sipas të cilit ajo nuk është ashtu siç duket, mbasi si pafajësia, si mosveprimi i saj në fatin tragjik të Verterit janë gjëra që nuk mund të pranohen pa dyshime. Duhet patur parasysh, ndërkaq, që Gëte e ka paraqitur atë në bazë dy prirjesh: nga njëra anë, kemi idealizimin që i bën Verteri pamjes së saj, nga ana tjetër, kemi prirjen thuajse krejt të ndryshme të botuesit: njëra pamje zbulon pjesmarrjen e saj të ndërgjegjshme kur tundon Verterin, pamja tjetër ka të bëjë me veprimet e saj lidhur me fatin e Verterit. Këto pikëvështrime duhet vlerësuar të lidhura ngushtë me brendinë e romanit.

Si Verteri ashtu edhe botuesi, besojnë se këtu kemi të bëjmë më shumë me karakterin e Sharlotës sesa me ndonjë gjë tjetër. Rëndësi të veçantë kanë dy mënyrat me të cilat Sharlota zbulon veten: njëra ka të bëjë me fjalët e përzgjedhura me të cilat ajo i drejtohet Verterit, tjetra ka të bëjë me cytjet joshëse që ajo i bën Verterit. Tërë kjo dëshmon qartë se përfytyrimi i vjetër për Sharlotën, si mishërimi i pafajësisë dhe i pasivitetit, duhet rishikuar.

Një studim i thellë i veprimeve që ajo kryen dhe i motivimeve të këtyre veprimeve, tregon se karakteri i saj është shumë më i ndërlikuar nga ç’dukej më parë dhe aspak i shkëlqyer. Duke folur në mënyrë të përgjithshme, duhet pohuar se roli i Sharlotës në vetëvrasjen e Verterit ka tërhequr vëmendjen e kritikëve. Është mbajtur ky qëndrim, mbasi disa tipare të vetë Verterit apo dhe të shoqërisë në të cilën ai jetonte, kanë përgjegjësi të plotë në vazhdimin e dashurisë së tij të dëshpëruar për Sharlotën.

Vetë Sharlota ka qenë trajtuar nga kritika në tre vështrime themelore. E para, roli i saj në roman është trajtuar gati si i parëndësishëm për veprimet e Verterit… E dyta, ajo është parë thjesht si një soditëse e pafajshme e fatit tragjik të Verterit, si një grua që nuk ka vetëdijen e vetvetes… Më së fundi, ajo është parë si një dashuri aktuale e Gëtes në jetën e tij private dhe, duhet thënë, marrëdhëniet e tij kanë qenë të diskutueshme. Është shkruar shumë nëse Sharlota përfaqësonte Sharlota Bufin, një grua me të cilën Gëte pati për njëfarë kohe një dashuri jo të lumtur dhe jo të qetë. Ka shumë gjëra të ngjashme që mund të citohen nga shkrimet e Gëtes për Sharlota Bufin duke i krahasuar me deklaratat e Verterit për Sharlotën…

Përfytyrimi që ka Verteri për Sharlotën zbulon shpresën e tij të madhe për ta kthyer atë në një qenie të pafajshme. Prandaj, kur ajo hyn në roman, Verteri, nëpërmjet fjalëve dhe perceptimeve që ka, e përshkruan atë si një shëmbëlltyrë të virtytit. Ai e portretizon ashtu siç ajo i dukej në pamjen e jashtme, si një grua të përsosur përsa i përket pastërtisë shpirtërore, urtia e së cilës, vendosmëria dhe qetësia e brendshme, ujdisen mirë me jetën e saj aktive. Ai thotë me vete kur përgatitet për të shkuar në ballo: “Do të dëshiroja të kisha si partnere një vajzë zemërmirë, të hijshme e të sinqertë…”

VLERESIME RRETH LIBRIT

“Vuajtjet e djaloshit Verter është një libër i një njeriu që di, i një njeriu që kupton se, edhe pa qenë Verter, ai depërton plotësisht te Verteri dhe i rreh zemra bashkë me atë, por nuk flet përçart bashkë me atë. Dhe këtu qëndron magjia; bashkëjetesa e përsosur midis ndjeshmërisë së menjëhershme me ndërmjetësimin e arsyes, bashkimi i zjarrit të pasionit me transparencën e përshtjellimit.”
– Benedetto Croce

“Tragjedia e dashurisë së Verterit është shpërthimi tragjik i të gjitha pasioneve, të cilat zakonisht paraqiten në jetë të veçuara, të izoluara, abstrakte; kurse këtu, ato janë shkrirë në zjarrin e pasionit të dashurisë në një masë të vetme të përflakur dhe plot dritë.”
– Gyorgy Lukacs

“Kur përshkruan fatkeqësinë e tij, kur një lodër kapitëse anaforash na kredh si në mes të një humnere të errët ose na zbulon mizorinë me një frazë të thatë e me shpejtësinë e llamburitjes së një rrufeje, Verteri hesht e nuk na thotë as gjysmë fjale se pasioni i tij është pikërisht një dëshirë e dëshpëruar fatkeqësie, një dëshirë vdekjeje. Synimi pararomantik drejt pafundësisë na zbulon pamjen e tij shkatërrimtare: përpara tij vlerat e të jetuarit zbehen duke marrë pamjen e një spektri të “ëndrrave”, duke zbuluar kështu kotësinë patetike të “figurave laryshe” me të cilat i dënuari stolis muret e burgut të tij.”

– Paola Caprioli

Additional information

Book-Author

Translator

Language

Pages

Publisher

Year Published

Dimensions

Print

Format

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Vuajtjet e djaloshit Verter”

Your email address will not be published. Required fields are marked *