Availability: In Stock

Xha Gorioi

SKU: 120-610-859

10.00

1 in stock

Categories: , ,

Description

Në këtë vepër Balzaku trajton një temë me tematikë shoqërore që prek shtresat e ulëta të popullsisë që si gjithmonë lidershipit shtetëror dhe aristokracisë nuk interesohen fare për to . Ngjarja vendoset në “Pensionin Familiar” pronë e trashëguar e zonjës Voker e cila jetonte pa të shoqin e vdekur prej disa vitesh tashmë.

Në këtë shtëpi qëndronin pleq e të rinj duke paguar një shumë mujore sipas marrvëeshjes. Një ndër banorët ishte Xha Gorio, një ish i pasur që e kishte krijuar kapitalin e tij duke shitur fide e makarona. Banor dhe personazh tjetër me rëndësi është edhe Eugjeni, një djalosh i ri e ambicioz që me patjetër dëshironte të ishte i pasur e njëkohësisht ishte student i drejtesise që mezi financohej nga familja e tij, ambicia e tij e dërgon atë në ujëra të rrezikshme e të panjohura deri kur takohen me Votrenin, nje hajn profesionist që merrej vetëm me vjedhjen e shumave te mëdha 10000 e me shumë.

Ky i fundit e kishte sugjeruar Eugjenin të martohej me Vikotorinën vajzën e një konti sepse po i ndodhi diçka të vëllait të saj ajo do ishte trashëgimtarja dhe ai do arrinte qëllimin e tij, në anën tjetër Votreni kishte planifikuar prej kohësh të vristebirin e kontit . Në anën tjetër Xha Gorio kishte dy vajza të cilave ua kishte kushtuar jetën, mirëpo ato nuk tregonin asnjë interes për të atin.

Pas një kohe Eugjeni shkon në shtëpinë e Anastasias, vajzës së Xha Gorioit ku ajo jetonte me të shoqin dhe aty ai përmendi emrin e Xha Gorioit. Në rrjedhën e mëpasshme të ngjarjeve, Xha Gorio i afrohet Eugjenit kur kupton se ai kishte takuar të bijën e tij .Për tu inkuadruar në klasën aristokrate Eugjeni i kërkoi para familjes së tij për të blerë rroba të shtresës së lartë, të cilat më pas ia kthen familjes me anë të pokerit.

Një ditë prej ditësh arrin lajmi për vrasjen e të birit të kontit dhe kuptohet se Viktorina ishte trashëgimtarja e vetme. Pas disa krimesh të kryera Votreni përfundon në burg. Ndërsa Eugjeni njihet me vajzën tjetër të Xha Gorioit, Delfinën nga i dashuri jashtëmartesor i konteshës. Ditët kalonin e Eugjeni po binte në dashuri gjithmonë e më tepër me Delfinën, ndërkohë që Anastasia kishte bërë një skandal të madh duke i shitur stolitë e vjehrrës së saj për të nxjerrë të dashurin e saj të fshehtë nga burgu. Këtyre ditëve, Xha Gorioi përçmohej nga banorët e Parisit si një plak i pavlerë.

Për Xha Gorioin gjërat kishin marrë tatëpjetën dhe po ashtu për zonjën Voker, klientet e së cilës po pakësoheshin dita – ditës, ndërkohë që Eugjeni po afrohej gjithmonë e më shumë me Delfinën dhe vazhdonte të luante poker për t’i siguruar të ardhurat, ndërsa burri i Anastasias kishte kapitulluar tashmë në gjendjen financiare.

Një atmosferë mortore kishte mbuluar Parisin tashmë. Atyre ditëve ndërroi jetë edhe Xha Gorio dhe Eugjeni nuk i realizoi ambiciet e tij për të qenë i pasur mirëpo gjeti diçka më tepër se ç’kërkone. Ai gjeti Delfinën, ndërsa për varrimin e Xha Gorioit morën pjesë shumë pak persona dhe asnjëra nga vajzat e tij nuk ishte aty. Delfina kishte mbetur pa vetëdije , kurse Anastasia nuk do të shkonte për të mos iu prishur grimi dhe teni i fytyrës, me arsyetimin se nuk e lejonte i shoqi.

Additional information

Book-Author

Translator

Language

Pages

Publisher

Year Published

Dimensions

Print

Format

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Xha Gorioi”

Your email address will not be published. Required fields are marked *