Description

“1984” është një roman distopik i shkrimtarit anglez George Orwell. “Vëllai i madh po të vëzhgon” është parulla që lindi prej këtij libri, i cili shumë shpesh është quajtur “roman despotik”, ku një qeveri autoritare shikon dhe kontrollon gjithçka. Ai është një vizion i zymtë i së ardhmes, që shpie në pasojat ekstreme të kushteve dhe prirjeve totalitare të botës aktuale.

Regjimi totalitar i Vëllait të Madh, që vëzhgon vazhdimisht gjithkënd dhe gjithçka nëpërmjet ekraneve të panumërta, ushtron kontrollin absolut mbi veprimet dhe ndërgjegjet e njerëzve.

Gjithçka i shërben pushtetit. Librat, ga zetat, arkivat dhe mendjet falsifikohen pareshtur, sepse “kush ka në dorë të shkuarën, ka në dorë të ardhmen; kush ka në dorë të tashmen, ka në dorë të shkuarën.”

Uinston Smith është nëpunës në Ministrinë e së Vërtetës, e cila i përkushtohet përditësimit të vazhdueshëm të historisë për t’iu përshtatur rrethanave të sotme dhe aleancave të brishta. Ai bashkë me kolegët e tij mbahen nën mbikëqyrje si një masë kolektive nga prania e kudogjendshme e Vëllait të Madh që sheh dhe di gjithçka.

Në romanin “1984” ekranet e televizorit të vëzhgojnë dhe të gjithë përgjojnë njëri-tjetrin. Krimmendimi është “mëkati” që sjell vdekjen, prandaj gjithçka që ndihmon krimmendimin duhet të zhduket: liria, gjuha, ndjenjat.

Me shumë mjeshtëri, George Orwell-i eksploron temat e kontrollit të mass-medias, survejimin e qeverisë, totalitarizmin dhe metodat e një diktatori për të manipuluar dhe kontrolluar historinë, mendimet dhe jetën e njerëzve në mënyrë të atillë që askush nuk i shpëton dot.

“1984”, një nga kryeveprat e letërsisë së shek. XX, është lexuar si manifest dhe si profeci njëherazi. Ende te lexuesi i sotshëm vjen si thirrje për të jetuar pa kompromis, por edhe sikur na paralajmëron të vërtetën e ankthshme, se shtetit terrorist që mbjell vdekje është vetëm një hap larg të kthyerit në realitet: Vëllai i Madh tashmë po na vëzhgon!

VLERESIME RRETH LIBRIT

Papritur, romani i Orwell-it na duket shumë i njohur. Është një botë ku Vëllai i Madh vëzhgon vazhdimisht dhe mjetet e teknologjisë mund të përgjojnë deri në shtëpitë e njerëzve; një botë me luftëra pa fund, ku frika dhe urrejtja drejtohen ndaj të huajve; një botë ku qeveritë ngulin këmbë se realiteti nuk është “diçka objektive, e jashtme, e vetëqenësishme” por “ajo që Partia beson si të vërtetë, ajo është e vërteta.”
– The New York Times

Romani i Orwell-it është një paralajmërim për racën njerëzore. Ai thekson rëndësinë e qëndresës përballë kontrollit të masës dhe shtypjes.
– The Guardian

Absolutisht i jashtëzakonshëm!
– Time

Orwell e krijoi personazhin e O’Brajënit për të paralajmëruar njerëzit nga intelektuali që e josh pushteti në mënyrë sadiste.
– The New Yorker

Është thuajse e pamundur të përmendësh propagandën, mbikëqyrjen, politikat autoritare apo shtrembërimet e së vërtetës pa marrë si referencë veprën “1984”. […] Ai roman është njëkohësisht një ese e thellë politike dhe një vepër arti tronditëse dhe tragjike.
– The Atlantic

Libra si ai i Orwell-it janë një paralajmërim i fuqishëm dhe do të ishte mëkat i madh sikur lexuesit ta interpretonin “1984” thjesht si një përshkrim tjetër të barbarizmit stalinist pa e kuptuar se, në atë vepër, fjala është edhe për ne.
– Erich Fromm

“1984” nuk u shkrua vetëm për hir të stalinizmit apo për diktaturat në përgjithësi, por thjesht dhe vetëm për qeveritë. Edhe qeveritë më paternaliste dukeshin si pjesë e 1984-ës dhe fraza “Vëllai i Madh po të vëzhgon” përfaqësonte çdo gjë që ishte jashtë kontrollit të individit.
– Isaac Asimov

Shumë prej ideve të këtij libri janë bërë kaq shumë pjesë e gjuhës dhe e trashëgimisë sonë kulturore, saqë lehtësisht mund të harrohet se “1984” në fakt është një libër. Nga “Vëllai i Madh” te “Dymendimi”, peizazhi i distopisë që krijoi Orwell-i ekziston edhe në mendjet e atyre që s’e kanë lexuar librin. Ai është shndërruar në një doracak për totalitarizmin, për shtetin që vëzhgon gji thçka, për pushtetin e mass-medias në manipulimin e opinionit publik, të historisë, madje edhe të së vërtetës.
– Independent

Additional information

Book-Author

Translator

Language

Pages

Publisher

Year Published

Dimensions

Print

Format

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “1984”

Your email address will not be published. Required fields are marked *