Availability: In Stock

Hyrje në arkitekturë

SKU: 120-610-475

8.00

1 in stock

Category:

Description

Hyrje në arkitekturë, vepër tashmë klasike – plotësisht e përditësuar në sistemin e vet ikonografik – mbetet një domosdoshmëri për këdo që dëshiron një njohje fillestare të arkitekturës së shkuar dhe të tashme. Kjo “histori arkitekture” është ndarë në mënyrën më tradicionale: fillon nga Greqia e Lashtë, përfshin antikitetin klasik dhe ngjarjet europiane deri në ditë tona.

Është paksa më e zgjeruar se “historia e arkitekturës” që mësohet në shkollat e mesme italiane, e cila lidh me të njëjtin fill artin klasik dhe artin italian, dhe që vetëm së fundmi ka marrë në shqyrtim Europën dhe botën, për periudhën “moderne”.

Ky libër synon të nxisë një diskutim të gjerë, duke folur pikërisht për shprehitë e marra nga edukimi bazë dhe duke hedhur së paku ndonjë dyshim mbi ndarjen vertikale të “lëndëve”; ashtu si në shkollë diskutimi mbështetet mbi përvojën që studentët eksperimentojnë në tavolinën e vizatimit, po ashtu, duke iu drejtuar një publiku më të gjerë, diskutimi duhet mbështetur mbi përvojën e qytetit që çdokush e zotëron, për të treguar se problemet e arkitekturës nuk janë çështje specialistësh, por prekin interesat e gjithsecilit, se gjykimet mbi përvojat e kaluara mund t’u brendashkruhen shqetësimeve të së tashmes dhe vendimeve për të ardhmen.

Additional information

Book-Author

Translator

Language

Pages

Publisher

Year Published

Dimensions

Print

Format

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Hyrje në arkitekturë”

Your email address will not be published. Required fields are marked *