Description

Ky është një libër për dashurinë. Për dashurinë, që e gjen njeriun në fundin e një jete të çuar dëm, që ka shkapërdarë trupin me seks pa dashuri, por pa e prekur askund shpirtin.

Kjo dashuri, që i ndodh, është shkatërruese dhe magjepsëse, i mbush qenien me kuptim, i shndërron në një pamje tjetër gjërat e zakonshme dhe frymon ngrohtësi njerëzore, në profesionin që ishte kthyer në një zanat të mjerë.

Por ky është edhe një libër për pleqërinë. Për atë moshë, kur ende dëshirat vlojnë, por forcat vijnë e treten dhe njeriut i mbetet urtësia e fundit: të shohë pa zbukurime dhe iluzione të kota gjithë bukurinë, mizorinë dhe rrjedhën e rrëmbyeshme dhe pakthim të jetës.

VLERESIME RRETH LIBRIT

“E paharrueshme…. Tipike Markez.”
– The Washington Post

“García Marquez ka shkruar, me seriozitetin sensual të zakonshëm dhe humorin e përmbajtur, një letër dashurie për perëndimin e diellit.”
– John Updike, The New Yorker

“I ndritshëm…. Dinakëria e Kujtime gjendet në besueshmërinë absolute dhe tërësisht të papritur të rrëfyesit të saj.”
– The New York Times Book Review

“Mjeshtërore. Erotike. Aq hipnotizuese sa ç’është shqetësuese.”
– Los Angeles Times

“Një rrëfim aq i arrirë, sa vështirë ta gjeni në raftet e librarive.”
– Chicago Tribune

“Thellësisht i paharrueshëm…. krijimtaria më e lartë.”
– The Times Literary Supplement

Additional information

Book-Author

Translator

Language

Pages

Publisher

Year Published

Dimensions

Print

Format

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Kujtime kurvash të trishta”

Your email address will not be published. Required fields are marked *